
Kandidati i PDK-së thotë se në mbështetje i janë bashkuar edhe LDK, AAK, AKR, Nisma dhe përfaqësues të Vetëvendosjes.
Mitrovicë – Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka deklaruar se synimi i tij kryesor në garën lokale është bashkimi i qytetarëve përtej ndarjeve partiake.
Tahiri tha se fushata e tij ka arritur të bashkojë një spektër të gjerë politik në qytet, përfshirë përfaqësues nga disa parti opozitare e pozicionime të ndryshme politike.
“Që nga dita e parë kemi qenë bashkë me AKR-në, na është bashkuar LDK, AAK, partia turke në Mitrovicë, po ashtu edhe Nisma – pra thuajse gjithë spektri politik është bashkuar. Madje edhe aktivistë të Vetëvendosjes janë bërë pjesë e nismës sonë,” ka deklaruar Tahiri.



