Arta Avdiu: Inspektorati dhe AUV-ja duhet t’i intensifikojnë kontrollet në industrinë ushqimore

Arta Avdiu ka mbështetur kontrollet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe Inspektoratit, duke theksuar se mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është obligim i shtetit.

Përmes një reagimi publik, ajo tha se institucionet duhet t’i shtojnë kontrollet për cilësinë e produkteve ushqimore, ndërsa kritikoi sulmet ndaj AUV-së.

banner

“Absolutisht që AUV dhe Inspektorati duhet t’i shtojnë kontrollet për cilësinë e produkteve ushqimore. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është detyrim i shtetit”, u shpreh Avdiu.

Ajo vlerësoi se kritikat politike nuk duhet të drejtohen ndaj institucionit që, sipas saj, po kryen detyrën ligjore.

“Për me goditë qeverinë nuk duhet me u sulmu AUV-in, sepse kontrolli i kompanive ushqimore është pikërisht detyra e saj”, tha ajo.

Sipas Avdiut, kontrollet duhet të zbatohen pa dallim ndaj të gjithë operatorëve ekonomikë.

“Çdo kompani ushqimore, por edhe çdo market, duhet me u inspektu rregullisht, pa dallim dhe pa përjashtim”, përfundoi ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.