Artan Behrami: Kur të lirohen krerët e UÇK-së, atë ditë shënohet fundi politik i Kurtit

Zyrtari i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ndaj deklaratave të analistit Donçe dhe, sipas tij, edhe qëndrimeve të Albin Kurtit për krerët e UÇK-së.

“Asgjë e re. Pa merak Donçe. Njëjtë si Fatosi dhe ju mendon edhe Albin Kurti”, shkroi Behrami.

banner

Ai tha se dallimi është se Kurti, sipas tij, nuk e pranon publikisht këtë qëndrim.

“Veç ndryshe prej juve dyve, Albini është tux dhe nuk guxon me pranu”, deklaroi ai.

Behrami u shpreh se lirimi i krerëve të UÇK-së do të shënojë fundin politik të kundërshtarëve të tyre.

“Ju e dini, atë ditë që lirohen krerët e UÇK-së, atë ditë shënon fundin tuaj politik”, tha ai.

Në fund, Behrami shtoi:

“E kjo ditë është shumë afër!”

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.