Artan Behrami: Kurti po dëshiron ta mbyllë “Vita”-n për t’u hapur rrugë tregtarëve serbë të qumështit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se me politikat e tij po dëmton ekonominë e Kosovës dhe po favorizon Serbinë.

Përmes një postimi në Facebook, Behrami pretendoi se Kurti hoqi taksën 100 për qind dhe masat e reciprocitetit, duke i hapur rrugë importit të mallrave nga Serbia.

banner

“E largoi taksën 100% dhe reciprocitetin për t’i hapur rrugë mallrave serbe në Kosovë. Mbi 6 miliardë euro mallra serbe janë importuar nën qeverisjen e tij”, shkroi ai.

Behrami pretendoi gjithashtu se ndalja e projektit “Kosova e Re” dhe e projektit për gazin amerikan ka favorizuar, sipas tij, interesa të lidhura me kompani serbe.

Ai akuzoi Kurtin edhe për qasjen ndaj qumështores “Vita”, duke pretenduar se synimi është mbyllja e saj.

“Tani dëshiron mbylljen e fabrikës më të madhe dhe më të vjetër të qumështit në Kosovë, ‘Vita’, për t’i hapë rrugë tregtarëve serbë të qumështit në Kosovë”, deklaroi Behrami.

Në fund, deputeti i PDK-së shtroi pyetjen: “Cili do të jetë hapi i radhës për ta dobësuar Kosovën dhe forcuar Serbinë?”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.