
Gazetari Astrit Gashi njofton se Policia e Kosovës është informuar dhe po heton ngjarjen.
Gazetari Astrit Gashi ka bërë me dije se gjatë xhirimit të një interviste me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj, ka ndodhur një incident fizik mes deputetit dhe një qytetari.
“Te dashur miq, sot pasdite gjatë xhirimit të një interviste me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj, ka ndodhur një incident fizik mes këtij të fundit dhe një qytetari”, shkruan Gashi.
Ai ka bërë të ditur se për incidentin është lajmëruar Policia e Kosovës, e cila ka marrë të gjitha pamjet e xhiruara nga kamera. “Për të lejuar hetimin policor pa penguar dhe pa ndikuar, nuk do të lëshohem në detaje të incidentit. Si individ dhe media ndjejmë keqardhje të thellë për incidentin, si dhe mbetem i hapur për të bashkëpunuar me çdo formë me organet e rendit, për zbardhjen deri në fund të këtij rasti”, ka shtuar Gashi.



