
Ish-kryeministri dhe lideri i LDK-së reagon pas mandatimit të Glauk Konjufcës si kryeministër nga LVV, duke kërkuar fundin e lojërave politike dhe konstatimin e mungesës së shumicës parlamentare.
Ish-kryeministri dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të mandatimin e Glauk Konjufcës si kryeministër të ri.
Hoti ka deklaruar se është koha për të ndalur manovrat politike, duke theksuar se që nga data 15 prill ishte e qartë se nuk ekziston shumicë parlamentare për formimin e institucioneve të reja.
“Mjaft me manovra politike. Nga data 15 prill ka qenë e qartë se nuk ka shumicë për të bërë institucionet e reja,” ka shkruar Hoti në reagimin e tij.
Me këtë deklaratë, ai bashkohet me partitë opozitare që po kërkojnë shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, duke nënvizuar mungesën e legjitimitetit dhe shumicës parlamentare për qeverinë e re të propozuar nga LVV-ja.



