
Deputeti Avdyli ndau një fotografi në Facebook, duke vlerësuar Osmanin si “presidentja më e mirë pas Pavarësisë” dhe duke bërë apel për unitet.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, e ka nisur mëngjesin e sotëm me një takim me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Lajmin e bëri të ditur vetë Avdyli përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook, ku shfaqet në shoqërinë e Osmanit.
Në mesazhin e tij, ai theksoi nevojën për më shumë harmoni dhe më pak urrejtje në vend, duke bërë apel për unitet shoqëror. “Kosova, ky vend i larë me gjak, ka nevojë për më shumë harmoni mes nesh e më pak urrejtje,” shkroi ai.
Avdyli gjithashtu e vlerësoi lart figurën e Osmanit, duke e cilësuar atë si “presidentja më e mirë pas Pavarësisë”.
Në fund të mesazhit të tij, ai uroi qytetarët e Kosovës për një mëngjes të mbarë, duke e përshkruar vendin si “shtëpia jonë e vetme e përbashkët”.



