Nis rrënimi i objekteve pa leje në pronën e “Trepçës” në Mitrovicën e Veriut

”Trepça” ka njoftuar për një aksion të rrënimit të objekteve pa leje në pronën e saj në Mitrovicë të Veriut.

Aty është njoftuar për procesin që ka çuar deri te ky hap.

banner

Postimi i plotë:

📢 Njoftim i rëndësishëm – Fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa leje
Parcela 02537-1, Mitrovicë e Veriut

Pas skadimit të afatit të dhënë dhe mosrespektimit të njoftimit të datës 13.02.2026, Trepça Sh.A. njofton se ka filluar aksioni për lirimin e pronës, përfshirë rrënimin e të gjitha objekteve dhe garazheve të ndërtuara pa bazë ligjore në parcelën nr. 02537-1.

Në bazë të verifikimeve në terren, kjo zonë përfshin mbi 20 garazhe dhe objekte të vendosura përgjatë rrugës, të cilat janë në pronësi të Trepça Sh.A. dhe janë uzurpuar në mënyrë të kundërligjshme.

Ky veprim ndërmerret pas dhënies së afatit 48-orësh për lirimin vullnetar të hapësirës, si dhe pas paralajmërimit paraprak, me të cilin palëve u është ofruar mundësia për paraqitjen e marrëveshjeve eventuale për shqyrtim.

Aksioni për lirimin e pronës po realizohet me mbështetje institucionale dhe do të vazhdojë deri në rikthimin e plotë të pronës në menaxhim të Trepça Sh.A..

*Fotografia e huazuar nga mediumi “KOHA”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.