
Vite më parë, Xhavit Haliti, deputet i PDK-së, lëshoi një deklaratë, e cila u bë ikonike, duke u shndërruar edhe në “meme”
Më saktë, gjatë një interviste me moderatorin Adriatik Kelmendi, Haliti kishte deklaruar se “krejt i kemi dy-tre milionë euro”.
Por sa është realisht pasuria e Halitit?
Haliti, që është një veprimtar i njohur në lëvizjet ilegale, nuk i ka “dy-tre milionë euro”.
Ai ka deklaruar vullnetarisht një pasuri që shkon pak mbi 1 milion euro.
Në pjesën e pasurive të palujtshme, Haliti ka deklaru një banesë, një shtëpi, tokë, tokë pyjore dhë arë. Krejt këto kapin vlerën e 852 mijë euro.
Një pjesë e kësaj pasurie është e trashëguar.

Ndërsa te pasuria e lujtshme, Haliti ka deklaruar 55 mijë euro, përfshirë 15 mijë euro ari.

Ndërsa Haliti ka edhe mbi 231 mijë euro kursime.

Në total, Haliti ka një pasuri në vlerë prej 1 milionë e 138 mijë eurove.



