Albin Kurti paralajmëron: Do të ketë zgjedhje pas zgjedhjeve

Kurti thotë se edhe pas zgjedhjeve mund të përsëritet kriza, përmend ofertat ndaj opozitës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se shkuarja në zgjedhje të reja do t’i kushtonte vendit miliona euro, pa garantuar zgjidhje për situatën aktuale politike.

banner

Sipas tij, edhe nëse vendi shkon në zgjedhje, ekziston rreziku që kriza të përsëritet dhe të ketë nevojë për procese të tjera zgjedhore.

“Nëse shkojmë në zgjedhje të reja do t’i humbim miliona euro si shtet dhe nuk do të kemi zgjidhje, meqenëse do të duhet të shkojmë edhe njëherë në zgjedhje të reja edhe njëherë”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se ka treguar gatishmëri për kompromis dhe bashkëpunim me partitë opozitare, duke përmendur ofertat që, sipas tij, i ka bërë gjatë procesit të negociatave.

Kurti përmendi se ka propozuar alternativa të ndryshme, përfshirë edhe mundësi për bashkëqeverisje dhe rokada në pozita institucionale, ndërsa rikujtoi se debatet e mëhershme kanë qenë të fokusuara edhe te posti i kryetarit të Kuvendit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.