Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ndal

Kreu i LDK-së kërkon unitet dhe tejkalim të përçarjeve për një front më të gjerë politik

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se është në komunikim me ish-presidenten Vjosa Osmani, duke theksuar se partia e tij është e hapur për një bashkim më të gjerë politik në spektrin e djathtë.

banner

Në një intervistë në “Debat Plus”, Abdixhiku deklaroi se në momente të caktuara politike është e domosdoshme të tejkalohen dallimet dhe përçarjet, në funksion të një qëllimi më të madh politik.

Ai bëri thirrje për unitet të brendshëm dhe më të gjerë, duke theksuar se bashkimi i forcave të djathta është i pashmangshëm, veçanërisht për ata që identifikohen me frymën rugoviste.

“Ne duhet t’i mbyllim të gjitha çështjet që i kemi pas. Kur vjen momenti për bashkim, nuk shikohen përçarjet apo pikëpamjet e vogla. I mbyllim të gjitha. ‘No more fighting’. Nalnu pak, qetësohuni. Po bashkohemi. Kemi me u bashku. S’ka që e ndal”, ka deklaruar Abdixhiku.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.