
Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka kujtuar mënyrën se si Lista Serbe e kishte nisur fushatën e kaluar.
Bajqinovci ka shkruar slloganin e LS-së, që ishte nderim për Milan Radoiçiqin, ish-nënkryetar i LS, tash i akuzuar për sulmin në Banjskë të Zveçanit.
“Të gjithë për vëlla Millanin”. Me këtë parullë e kishte nisur fushatën në veriun e Mitrovicës Lista Serbe. Dy vjet pas sulmit terrorist në Banjskë, dy vjet pas vrasjes së rreshterit policor Afrim Bunjaku nga banda terroriste e Millanit (Radoiçiq), një vit pas ngritjes së aktakuzës ndaj Millanit dhe shokëve të tij për planin për aneksim të veriut të vendit. Kjo është Lista Serbe që nuk u certifikua në KQZ” – ka shkruar Bajqinovci.




