banner

Bedri Hamza me mision të vështirë: A do t’i pajtojë Sami Lushtakun me Ramiz Lladrovcin?

Bedri Hamza ka një javë që mori drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Që në ditët e para, Hamza është përballur me një problem të madh në PDK: përcarjen në Drenicë. Më saktë, Hamza ka në dorë një gacë të nxehtë, përplasjen mes Sami Lushtakut dhe Ramiz Lladrovcit, dy politikanë me fuqi elektorale të madhe në Skenderaj e Drenas. A do të arrijë Hamza t’i pajtojë Lushtakun e Lladrovcin?

Timonieri formal i PDK-së duket se e ka parasysh problemin në Drenicë. Hamza tashmë ka nisur një proces përafrimi mes Lushtakut e Lladrovcit, duke e takuar këtë të fundit. Ishte Lladrovci njeriu që e konfirmoi takimin e përbashkët me Hamzën, por pa Lushtakun.

banner

Lladrovci deklaroi se ishte një drekë e gjatë mbi tri orë, ku u fol për “të ardhmen e PDK-së, proceset, procedurat”.

Të hënën u bë kryetar, sot jam taku me Bedri Hamzën rreth dy orë e gjysmë. Rreth dy-tri orë kemi bisedu për të ardhmen e PDK-së, proceset, procedurat, për zhvillimet në PDK e kështu me radhë. Edhe me dashtë s’mund të merresh vesh ne takimin e parë sepse ai duhet me bisedu edhe me palën tjetër” – theksoi ditë më parë Lladrovci, transmeton Gazeta Politika.

Të gjitha termet e përdorura nga Lladrovci, pra e ardhmja, procest e procedurat, duken më shumë eufemizma për të vërtetën e madhe: ecjen përpara të Lushtakut e Lladrovcit në PDK.

Për Lladrovcin sot foli edhe Hamza gjatë një konference për media. Hamza foli mbi situatën formale të Lladrovcit, duke theksuar se nuk ka asnjë vendim për përjashtimin e kryetarit të Drenasit nga PDK-ja.

“Tek cështja e Drenasit, Ramiz Lladrovcin kërkush s’e ka përjashtu prej PDK-së. S’ka vendim brenda PDK-së që thotë se Ramiz Lladrovci s’është në PDK. Prandaj jam i bindur që ne bashkë do të vazhdojmë edhe të garojmë edhe ta maksimalizojmë votën për PDK-në” – ka deklaruar Hamza.

Ditë më parë në T7, Hamza u deklarua i intresuar që të tejkalojë problemin e Lushtakut e Lladrovcit. ë këtë kontekst, Hamza foli për Lushtakun. Ishte një mesazh ledhatues, një tentim për ta marrë me të mirë Lushtakun, të cilën tha se e njeh shumë gjatë.

Hamza tha se “zotëri Lushtaku…gjithmonë reshtohet në linjën e interesit të përgjithshëm”. Në deklaratën e tij, Hamza ishte goxha optimist, duke u shprehur se “ka hapësirë me bisedu”.

“Gjithsesi jam i interesuar me tejkalu dhe do të punojë shumë. Edhe zotëri Lushtaku, jam i sigurt që gjithmonë, e njoh gjatë, shumë gjatë e njoh. Kur është interesi i përgjithshëm, gjithmonë rreshtohet në linjën e interesit të përgjithshëm, këtë rast në linjën e subjektit politik. Dhe ka hapësirë me bisedu. Interesi i përgjithshëm është që PDK-ja me marrë maksimumin e votave gjithandej Kosovës dhe normalisht në bastionin e saj më të fuqishëm dhe bazenin e saj, në Drenicë” – kishte thënë Hamza, transmeton Gazeta Politika.

Sjellim ndwr mend qw Lushtaku ishte deklaruar kundwr rikthimit tw Lladrovcit nw PDK.

“Jam gjithmonë kundëe që Lladrovci të kthehet në PDK” – u shpreh Lushtaku.

Gazeta Politika Nuk dihet nëse Hamza ka ndonjë plan konkret për pajtimin politik mes Lushtakut e Lladrovcit. Sidoqoftë, deri më tani Lushtaku e Lladrovci kanë qëndruar në istikamet e tyre politike, duke mos kursyer shpesh edhe deklaratat, cilësimet e metaforat therrëse ndaj njëri-tjetrit. Megjithatë, në ditët në vazhdim, si kryetar i PDK-së, Hamza do ta shoh në terren sa reale është “hapësira me bisedu” mes Lushtakut e Lladrovcit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button