Bedri Hamza prezanton sloganin e PDK-së: Stop Krizës, ndrysho Kosovën!

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar sloganin e partisë për zgjedhjet e 7 qershorit.

“Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!”, ka shkruar Hamza.

banner

Sipas tij, ky nuk është vetëm slogan elektoral, por mision politik i PDK-së.

“STOP krizave politike. STOP çmimeve të larta. STOP pasigurisë, përçarjes dhe mungesës së shpresës”, deklaroi ai.

Hamza tha se Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe një qeveri që merret me problemet e përditshme të qytetarëve.

“Kosova ka nevojë për ndryshim. Për stabilitet, zhvillim dhe një qeveri që merret me jetën e përditshme të qytetarëve”, u shpreh ai.

Ai shtoi se kërkesa për ndryshim po vjen nga qytetarët në gjithë Kosovën.

“Kur kjo kërkesë vjen nga familjet, nga të rinjtë, nga punëtorët e pensionistët, atëherë ndryshimi nuk është vetëm nevojë – është domosdoshmëri”, deklaroi Hamza.

Në fund, ai tha se zotimi i PDK-së është “t’i japë fund krizave dhe ta ndryshojë Kosovën”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.