Behluli: Problemi më i madh i LDK-së pas vdekjes së Rugovës është mungesa e qartësisë dhe konsistencës

Gazetari Mirlind Behluli ka vlerësuar se problemi më i madh i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova ka qenë mungesa e qartësisë dhe konsistencës në qëndrimet politike.

Në një deklaratë publike, Behluli tha se LDK-ja ose nuk ka pasur qëndrime të qarta, ose nuk i ka mbajtur premtimet që ka dhënë para qytetarëve.

banner

Si shembull ai përmendi ish-kryeministrin Isa Mustafa, duke thënë se nuk e mbajti premtimin për të mos hyrë në koalicion me PDK-në.

Po ashtu, ai kritikoi edhe deklaratën e nënkryetarit të LDK-së, Armend Zemaj, lidhur me ambiciet për drejtimin e partisë.

“Sot Armend Zemaj as nuk guxojke me kallxu a don me udhëheq me LDK-në. ‘Nuk kam ambicie, por nuk i iki përgjegjësisë’”, u shpreh Behluli.

Sipas tij, rugovizmi nënkupton guximin për të qëndruar pas një qëndrimi të qartë dhe të pandryshueshëm.

“Rugovizëm është guximi me qëndru për diçka. Rugova ka qëndru për pavarësi dhe s’ka fol kurrgjë tjetër me ndërkombëtarët pos për pavarësi. Pra edhe i qartë, edhe këmbëngulës në parimet e tij”, ka deklaruar Behluli.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.