
Bejtullah Destani, historian dhe studiues i njohur, ka folur në lidhje me figurën e Ibrahim Rugovës, ish-president historik.
Në një intervistë në Tëvë 1, Destani ka vlerësuar se nuk ka ndonjë dokument që vërteton se Rugova ishte kundër hapjes së luftës ndaj Serbisë.
“Nuk ka asnjë dokument, asnjë diku që dikush e thotë se ka bërë ndalesa që mos të ketë luftë, nuk pasë qëndrim anti-luftë ose mos të hapët ndonjë front i ri” – tha Destani.



