Abdixhiku: Djali i axhës së Bekim Sejdiut ishte ushtar i FARK-ut dhe UÇK-së, i vrarë pas luftës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në Kanal 10, ka folur për prejardhjen familjare dhe politike të kandidatit për president, Bekim Sejdiu, duke theksuar lidhjet e familjes së tij me LDK-në, UÇK-në dhe FARK-un.

Abdixhiku ka përmendur Arben Sejdiun, djalin e axhës së Bekim Sejdiut, i cili ishte vrarë pas luftës.

banner

“Djali i axhës së profesor Bekim Sejdiut është Arben Sejdiu, i vrarë pasluftës, ushtar i FARK-ut, nën komandën e Xhafer Gashit, bashkëluftëtar i Fadil Harderxhonajt”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, Arben Sejdiu dyshohet se ishte vrarë për shkak të veprimtarisë së tij patriotike.

Abdixhiku ka thënë se, sipas komandant Agushollit, Arben Sejdiu kishte qenë një prej hetuesve të rastit të vrasjes së Sebahate Tolajt, ish-ushtare e FARK-ut dhe police e Kosovës, e cila kishte rënë në krye të detyrës.

Ai ka theksuar se familja Sejdiu ka qenë e lidhur ngushtë me politikat tradicionale të LDK-së.

“Në gjenezë është LDK, ishte patriot, ushtar i UÇK-së, i FARK-ut”, ka thënë Abdixhiku, duke folur për profilin dhe prejardhjen e familjes së Bekim Sejdiut.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.