
Në Qendrat Komunale të Numërimit janë numëruar votat për kandidatë në mbi 55 për qind të vendvotimeve, përkatësisht janë procesuar 1378 nga 2498 vendvotime.
Sipas rezultateve aktuale në Lidhjen Demokratike të Kosovës, më e votuara është Vjosa Osmani me 42 mijë e 525 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 38 mijë e 502 vota.
Befasia më e madhe deri tani në listën e LDK-së është Doarsa Kica-Xhelili, e cila renditet e treta me 30 mijë e 33 vota.
Pas saj vijnë Hykmete Bajrami me 23 mijë e 780 vota dhe Avdullah Hoti me 21 mijë e 761 vota.
Në top 10-shen e kandidatëve më të votuar të LDK-së janë edhe Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj dhe Lutfi Haziri.



