
Deputetja e PDK-së: Vetëvendosje ka 66 deputetë dhe duhet ta mundësojë zgjedhjen e Presidentit.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se përgjegjës për zgjedhje të reja në vend do të ishte kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Në emisionin “Pressing” në T7, Çitaku tha se Vetëvendosje ka shumicë parlamentare me 66 deputetë dhe, sipas saj, duhet të gjejë mënyrën për të mundësuar zgjedhjen e Presidentit.
“Nëse vendi shkon në zgjedhje sërish, përgjegjës i vetëm është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje. Ata e kanë një shumicë parlamentare prej 66 deputetësh. PDK i ka 22. Nëse PDK është e papërshtatshme, janë edhe 98 deputetë të tjerë që mund të arrijnë marrëveshje”, ka thënë ajo.
Çitaku shtoi se, sipas saj, edhe gjashtë deputetët e AAK-së janë përjashtuar nga procesi nga Kurti, ndërsa përmendi edhe deklarimet se presidentja Vjosa Osmani kishte pasur mbështetjen e LDK-së.
Sipas saj, kërkesa e Kurtit për më shumë vota ka qenë vetëm “lojë me fjalë”.



