Daut Haradinaj ironizon: Mos lësho pe, Albin – sa mirë që po e sheh kombi në çfarë derexhe ke ardhur

Ish- deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka ironizuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Haradinaj i ka bërë thirrje Kurtit të mos ndryshojë qëndrim, duke e shoqëruar mesazhin me kritika ndaj mënyrës së tij të qeverisjes dhe situatës politike.

banner

“Mos lësho pe, Albin. Krejt ose hiç. Pak rëndësi ka çka mendojnë 1.5 milion banorë, plus ty të dojnë krejt”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund të reagimit, ai shtoi:

“Sa mirë që po të sheh kombi ynë se në çfarë derexhe je ardhur!”, ka përfunduar deputeti i AAK-së.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.