Deda për zgjedhjen e Rashiqit nga VV dhe LDK, thotë se çon drejt federalizimit të Kosovës

Kosova po shkon drejt federalizmit pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Duke komentuar zhvillimet politike në Klan Kosova, Deda tha se vendime të vazhdueshme kundër një komuniteti të caktuar do të çojnë në kërkesa për aranzhmane shtesë politike dhe institucionale.

“Ajo që e tha Enver Hasani, ne po shkojmë drejt federalizmit. Kur bëhen një varg vendimesh politike, juridike, administrative kundër pjesëtarëve të një komuniteti të caktuar në vazhdimësi, që është ajo kostoja negative apo dosja negative e Kosovës, në fund këta thonë se ‘i kemi provuar me institucione të tyre, s’po i respektojnë’ dhe do të kërkojnë aranzhmane shtesë politike dhe institucionale në këtë vend kur t’i vjen momenti”, deklaroi ai.

Deda paralajmëroi se Kosova do të bartë kosto të rënda si shtet i ridizajnuar, proces që nuk do të jetë i pëlqyeshëm për vendin.

“Ne do të bartim kosto, si shtet, si shtet i ridizajnuar dhe ai ridizajnimi i Kosovës nuk do të jetë diçka që do të na pëlqej, nëse shkohet në atë rrugë dhe nëse vazhdohet me këtë mendësi polarizuese, shoveniste, veç propagandë e cila është e padurueshme me vite në Kosovë dhe prej të cilës fatkeqësisht e gjithë skena politike po bie pre e propagandës së Vetëvendosjes”, tha ai.

Analisti i lidhur këtë situatë me paralajmërimet e mëhershme të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, për pasojat kushtetuese të zgjedhjes së Rashiqit.

Back to top button