Dehari sërish e udhëheq seancën e parë, ndihmohet nga deputetja turke

Avni Dehari, deputet i VV, do të udhëheq sërish me seancen konstitutive të Kuvendit, që pritet të mbahet nesër në ora 17:00.

Dehari do të udhëheq si deputeti më i vjetër, ndërsa Fatma Taçi e KDTP do të jetë në ndihmë të saj si deputetja më e re.

banner

Kryetari i Kuvendit dhe përfaqësuesit e subjekteve politike u dakorduan që konform Rregullores dhe praktikave të mëhershme, subjekti me numrin më të madh të deputetëve, përkatësisht Lëvizja Vetëvendosje, të ulet në ulëset e mesit të sallës plenare. Në anën e djathtë të sallës, nga perspektiva e kryesuesit të seancës, do të ulet subjekti i dytë me radhë, Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa në anën e majtë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në ulëset e tjera do të ulen deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputetët nga radhët e komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera joserbe”, vijon njoftimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.