
Blerta Deliu, deputete e PDK, ka kritikuar mungesën e konstituimit të Kuvendit.
Ajo ka akuzuar Albin Kurtin për bllokim të qëllimshëm.

Postimi i plotë:
Nëse Albin Kurti, deri në mesnatë refuzon ta mundësojë zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, edhe pse i ka votat, atëherë ky nuk është më “ngërç politik”. Është bllokim i qëllimshëm i institucioneve dhe përgjegjësia për këtë akt bie mbi të.
Kuvendi i Kosovës nuk është pronë private e Albin Kurtit. Nuk është seli e Vetëvendosjes. Nuk është tavolinë ku një kryetar partie vendos se kur lejohet të funksionojë shteti.
Një njeri nuk mund ta marrë peng Republikën. Dhe mbi të gjitha: Albin Kurti nuk është shteti.
Shteti është më i madh se ai. Republika është më e madhe se çdo parti. Dhe institucionet nuk mund të mbahen peng nga vullneti personal i askujt.



