
Alica Kearns, deputete britanike, ka reaguar në lidhje me dënimin e tre serbëve për sulmin në Banjskë në shtator të vitit 2023.
Kearns ka theksuar se drejtuesit kryesorë të sulmit gjenden brenda Qeverisë së Serbisë.
“Tani, ju lutem, drejtuesit kryesorë. Do t’i gjeni brenda Qeverisë së Serbisë, dhe të tjerë që po fshihen dhe mbrohen nga Qeveria e Serbisë” – ka shkruar ajo në “X”.



