
Temperaturat e ulëta sollën borë në Istog, Deçan dhe Prevallë; autoritetet paralajmërojnë drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar.
Një dimër i parakohshëm ka mbërritur në Kosovë mëngjesin e së enjtes, duke mbuluar me borë disa zona të vendit. Reshjet e dendura kanë përfshirë Istogun, Deçanin dhe Prevallën, duke krijuar një peizazh të bardhë që ka sjellë gëzim tek banorët dhe turistët.
Meteorologët njoftojnë se rënia e ndjeshme e temperaturave do të shoqërohet me reshje bore edhe gjatë së premtes, madje me intensitet edhe më të lartë.
Ndërkohë, autoritetet kanë apeluar për kujdes të shtuar në qarkullim, sidomos në zonat malore, duke u kërkuar shoferëve të pajisin automjetet me goma dimërore dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.



