
Doarsa Kica – Xhelili, deputete e LDK-së, ka shkruar në lidhje me një fenomen politik: komentet nga profilet e rreme.
Ajo ka ironizuar me këta komentues, duke i thënë që në vend se ta ofendojnë atë, le ta “lavdërojnë pak demagogjinë e kryeministrit”.
“Ju të profileve të rreme: sa vini këtu e më shani mua, lavdërojeni pak demagogjinë e kryeministrit. Paska nevojë sonte!” – ka shkruar deputetja e LDK-së.



