
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka shprehur kritika ndaj qeverisë shqiptare gjatë një bisede në podcastin me filozofen dhe akademiken Lea Ypi.
Duke folur për zhvillimet në Shqipëri, Dua Lipa tha se nuk mund të flitet për historinë e vendit pa u ndalur edhe te realiteti i sotëm.

“Nuk mund të flasim për historinë e Shqipërisë pa folur për Shqipërinë sot. Më duket shqetësuese që qeveria mund të ndryshojë ligjin për mjedisin pa një konsultim publik”, është shprehur ajo.
Deklarata e artistes vjen në kohën kur në Shqipëri vazhdojnë debatet për ndryshimet ligjore që lidhen me zonat e mbrojtura dhe projektet e mëdha zhvillimore, të cilat kanë nxitur reagime dhe protesta masive në kryeqytetin shqiptar.



