Edita Tahiri: Time Kadrijaj kapi pushkën për çlirim pa iu dridhur qerpiku, Kurti e quajti sakrificë goditjen me vezë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas incidentit të sotëm në Kuvend, ku deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryetarit të VV-së, Albin Kurti.

Tahiri ka bërë një krahasim mes së kaluarës së Kadrijajt dhe reagimit të Kurtit pas incidentit, duke e cilësuar dallimin mes tyre si “drastik”.

banner

“Dallimi drastik – Time Kadrijaj kapi pushkën pa iu dridh qerpiku për çlirim e pavarësi – Albin Kurti e quajti sakrificë goditjen nga një vezë në parlament”, ka shkruar Tahiri.

Ajo e ka përfunduar reagimin me fjalët: “Patriotizmi vjen nga patriotët”.

Reagimi vjen pas tensioneve në seancën konstituive të Kuvendit, e cila u ndërpre pa përfunduar konstituimi i legjislaturës së 11-të.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.