Erërat e forta shkaktojnë dëme në qendër të Prishtinës, bien degë pemësh te “Kafet e Vogla”

Erërat e forta që kanë përfshirë Prishtinën kanë shkaktuar dëme në zonën e njohur si “Te Kafet e Vogla”, në rrugën “Fehmi Agani”.

Si pasojë e fuqisë së erës, degë të mëdha janë shkëputur nga një pemë pranë trotuarit, duke u rrëzuar në hapësirën publike dhe afër veturave të parkuara.

banner

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë degë të thyera dhe mbetje druri të shpërndara në trotuar.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar apo për dëme materiale në automjetet e parkuara.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.