
Ermal Sadiku ka reaguar ndaj qëndrimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me marrëveshjen politike për formimin e institucioneve të reja.
Sadiku ka ironizuar me kërkesën për një president konsensual, duke thënë se, sipas së njëjtës logjikë, edhe kryeministri do të duhej të ishte konsensual.

“Sipas logjikës së Kurtit, është më mirë të kemi një kryeministër konsensual”, ka shkruar Sadiku.
Ai argumenton se asnjë parti politike nuk ka siguruar e vetme shumicën prej 61 deputetësh në Kuvend.
“Asnjë parti politike nuk i ka fituar 61 deputetë. Vetëvendosje, së bashku me partnerët Guxo dhe Alternativa, i ka 53 deputetë”, ka shkruar Sadiku.



