Fatmir Limaj zbulon detaje nga takimi me Albin Kurti: Nuk dua të jem pjesë e qeverisë, por e parlamentit

Kreu i NISMA Socialdemokrate thotë se ofroi numrat për qeveri, por Kurti kërkoi vetëm partneritet

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka bërë publik disa detaje nga takimi i tij me kryetarin e Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ku sipas Limajt është bërë e qartë që ai nuk synon të jetë pjesë e qeverisë, por të kontribuojë përmes parlamentit. Sipas lajmit të publikuar nga portali Periskopi, Limaj ka thënë:

“Në takimin tim të parë zotëri Kurtin i kam thënë: çka po kërkon prej meje, a po don numrat a po don partneritet? Nëse po don numrat, unë kam ndërmend me t’i dhënë numrat dhe me dalë në parlament e me mbyllë qeverinë e pakicës…”
Kurti më ka thënë: “Jo, s’jam i interesuar për numra, jam i interesuar për partneritet.” Atëherë unë i thashë: “Nëse doni partneritet në këtë fazë, unë mund të ju shërbej vendit vetëm nga partneriteti në parlament; ne nuk jemi të interesuar për qeveri…””

Limaj ka shtuar se gjatë takimit me Kurtin dhe ish-ministrin Bislim Hasani, ai ka ndjerë njëfarë befasi kur shprehu se nuk synon të jetë në qeveri, por vetëm të angazhohet nga parlamenti.

Ky zhvillim vë në pah qëndrimin e NISMA-s në përpjekjet për konstituimin e institucioneve dhe rolin që partia dëshiron të luajë në të ardhmen.

Back to top button