Fatos Geci votoi kundër rezolutës: Jam krenar për veprimin, nuk po ju shkelen të drejtat

Fatos Geci, deputet i GUXO, është deklaruar pas votimit kundër rezolutës së Kuvendit në lidhje me gjykimin në Hagë.

Geci ka deklaruar se është krenar për veprimin.

banner

Në tërësi jam kundër krerëve, jo UÇK-së, por individëve. Jam shumë krenar për veprimin që e kam bërë.”, tha ai fillimisht.

Tutje, Geci u shpreh se teksti ka folur për individët që po gjykohen në Hagë. Ai tha se krerëve të UÇK-së nuk po ju shkelën të drejtat nga Specialja.

“Nuk e keni lexuar mirë, teksti flet për mbrojtjen e individëve të cilët po gjykohen në Gjykatën Speciale. Nuk janë shkel të drejtat, prandaj edhe kam votuar. LDK kur e dha një propozim për vrasjet e pasluftës, pse nuk e bëri një rezolutë ekstra, por vetëm sa për sy e faqe? Kjo më shqetësoj shumë prej LDK-së.”, tha Geci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.