
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është një hap larg kompletimit të transferimit të tij te klubi i ri.
Klubi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje në parim me futbollistin dhe se Muriqi do të mbërrijë sonte në Stamboll për t’iu nënshtruar kontrollimeve mjekësore dhe për të përfunduar fazën e fundit të negociatave.
Sipas njoftimit zyrtar, aeroplani që transporton reprezentuesin kosovar do të aterojë në Aeroportin Sabiha Gökçen në orën 21:00.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Muriqi pritet të zyrtarizohet së shpejti si futbollist i klubit të tij të ri.



