Fermerët në protestë: Derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë, Muja i pret në takim.

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit po mban protestë para Ministrisë së Bujqësisë.
Fermerët janë duke protestuar me mjete bujqësore dhe kanë derdhur qumësht para objektit të Ministrisë.

“Mos na leni pa bukë” e “Mbroni prodhimet vendore”, janë disa nga pankartat që ata kanë mbajtur në duar. 

banner

Sipas Shoqatës vendimi për protestë u mor unanimisht në mbledhjen e mbajtur më 5 korrik.

“Protesta është e pashmangshme me situatën e krijuar për mosgrumbullimin e qumështit të freskët nga fermat tona, duke hasur në vesh të shurdhër tek akterët kompetentë”, thuhej në njoftimin e shoqatës, shkruan KOHA.

Ndërsa, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka thirrur në zyrën e tij për takim përfaqësuesit e qumështarëve, raporton Ekonomia Online.

Lajmin ua ka komunikuar këshilltari i ministrit, Venhar Isufi, i cili është dëgjuar duke u thënë protestuesve: “Ju pres në zyrë brenda 10 minutave”.

Thirrja për takim vjen në kohën kur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë po zhvillohet protesta e fermerëve.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.