Gërvalla e përmendi në emision, Fidan Rama i reagon: S’jam zëdhënës i saj, prerja s’është bërë nga unë

Gjatë një intervistë në Kanal 10, Donika Gërvalla, kryetare e GUXO-s, i përmendi me emër dy moderatorë/analistë: Ermal Pandurin dhe Fidan Ramën.

Gërvalla i përmendi Pandurin dhe Ramën në lidhje me një intervistë të shkëputur nga emisioni i tyre para 10 viteve, e cila lidhej me deponimin e materialeve në Gjykatën Speciale, duke theksuar se asnjëri nuk doli për ta treguar të vërtetën e plotë.

banner

Në lidhje me këtë temë, analisti Rama ka reaguar.

Ai ka vlerësuar se nuk është zëdhënësi i Gërvallës, që të demantojë.

“Unë nuk jam zëdhënës i zonjës Gërvalla që me dal me demantu apo me pohu. Personalisht, asnjëherë nuk e kam thënë as që e ka thënë, as që nuk e ka thënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.