Gjergj Dedaj: Opozita duhet ta shqyrtojë mosnjohjen e rezultatit të 7 qershorit

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj procesit zgjedhor të 7 qershorit, duke pretenduar se rezultati është manipuluar.

Përmes një reagimi publik, Dedaj ka kërkuar që partitë opozitare të diskutojnë mundësinë e mosnjohjes së rezultatit zgjedhor.

banner

“Opozita ta diskutojë mosnjohjen e rezultatit të manipuluar e të blerë të 7 qershorit”, ka shkruar ai.

Dedaj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për blerje votash brenda Kosovës dhe manipulim të votave në diasporë dhe në përfaqësitë diplomatike.

“LVV votat në Kosovë i ka blerë, kurse në përfaqësitë diplomatike dhe në diasporë masovikisht i ka vjedhur dhe manipuluar”, ka deklaruar ai.

Ai nuk ka paraqitur prova publike për këto pretendime, ndërsa institucionet përgjegjëse për administrimin dhe mbikëqyrjen e zgjedhjeve nuk kanë raportuar për parregullsi që do të cenonin rezultatin e përgjithshëm të procesit zgjedhor.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.