Gjinovci i del në mbrojtje Gashit për ekspozitën: Sulmet po nxiten nga kundërshtarët politik të Kurtit

Rron Gjinovci, analist, ka reaguar në lidhje me debatin rreth ekspozitës mbi masakrat, që u bazua në librin e Shkëlzen Gashit.

Gjinovci ka vlerësuar se sulmet po nxiten nga kundërshtarët politik të kryeministrit Albin Kurti.

banner

Postimi i plotë:

E vërteta për ekspozitën e masakrave

  1. E vërteta është që zyrtarisht Kosova nuk ka numër të saktë të të vramve dhe statusit të tyne në momentin e vrasjes nga forcat serbe gjatë luftës.
  2. Të vetmet të dhana me të cilat shërbehemi janë të dhanat e organizatës së Natasha Kandiqit, e cila për këtë kontribut në dokumentimin e vrasjeve në Kosovë, është dekoru nga një sërë komunash e institucionesh në Kosovë, përfshi Presidencën dhe Kryeministrinë.
  3. Në Kosovë kanë ndodhë 105 masakra, dhe këtë e mroëm vesh 26 vjet mas luftës, në vitin 2025, sepse ma në fund Shkëlzen Gashi i mblodhi ato në një libër.
  4. Shkëlzen Gashi krejt me iniciativë të veten për 4 vjet punoi në mbledhjen e artikujve të kohës, dëshmive të tjera rrethanore si dhe kontrolloi rreth 10 mijë viktima të regjistrave të Natasha Kandiqit lidhun me atë se ku janë vra ata njerëz, në çfarë rrethana dhe ma në fund arriti me thanë që në Kosovë janë kry 105 masakra.
  5. Në libër shpjegohet që ka shumë raste të mospërputhjes së numrave që deklarohen në manifestime përkujtimore dhe numrave për të cilat ekzistojnë dëshmi të besushme.
  6. Ky fenomen ndodh për shkak të arsyeve të ndryshme, por nji nga ma të shpeshtat është deklarimi i civilëve të vramë si ushtarë. Supozohet se kjo ndodh me qëllim të ngritjes së vlerës së tyne dhe/apo marrjes së nji pensioni ma të madh që e ndan shteti për familajrët e të vramve si ushtarë në krahasim me të vramët si civilë.
  7. Masakra e Dubravës sikurse edhe disa të tjera përmban njerëz të vram të deklarum si ushtarë në regjistrat e Natasha Kandiqit sepse familajrët e tyne i kanë deklaru si të tillë. Kjo është e dhana e vetme zyrtare.
  8. Në libër thuhet qartë që nji numër i caktum i të vramve në masakrën e Dubravës figurojnë si ushtarë.

Kjo histeri po nxitet nga kundërshtarët politik të Kurtit e të cilët po e sulmojnë Shkëlzenin dhe veprën e tij veç me i bo dam Kurtit, por në fakt po i bëjnë dam Kosovës. Po e sulmojnë nji përpjekje të jashtëzakonshme për të vërtetën e dhimbshme të civilëve të vramë në venin tonë.
Ndërkohë shoqnia kosovare duhet me i nderu të gjithë martirët, pa dallime dhe pa hierarki. Jetët e humbuna për Kosovën janë baza e shtetit tonë, baza e lirisë sonë, kushtit të domosdoshëm për tu quejtë njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.