
Rron Gjinovci, aktivist i shoqërisë civile, ka shkruar një status relativisht të gjatë, ku ka komentuar vendimet e Qeverisë Kurti II për rritjen e pensioneve e shtesave për fëmijë.
Gjinovci ka shkruar se një gjë e tillë nuk është blerje votash.
Në shkrimin e tij, Gjinovci ka treguar se cilësimi i një politike të tillë si “blerje votash” është “shkurtapmësi dhe mungesë logjike”.
“Si konkluzë: në rastin tonë mungon shkëmbimi mes parave dhe mallit sepse malli (vota) nuk është i sigurtë as i definum. Paret do t’i marrin votuesit e të gjitha partive pa dallim dhe ata prap (mund të) vazhdojnë me i votu ato. Tutje, kjo “dhënie paresh” nuk është e rikthyshme pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, nuk ndodh veç një herë me rastin e zgjedhjeve, por vazhdon edhe mbas zgjedhjeve, në një pavarësi të plotë nga to” – ka shkruar Gjinovci, ndër të tjera, transmeton Gazeta Politika.



