Haliti ndërron mendje brenda pak sekondave: Besian Mustafa e di kush ia ka vra babën… ose nuk e di

Xhavit Haliti, ish-deputet i PDK-së, ka folur në lidhje me vrasjet e pasluftës, shumica e të cilave mbeten ende të pazbardhura nga drejtësia.

Haliti ka pasur një qëndrim kontradiktor në lidhje me deputetin e LDK-së, Besian Mustafa, babai i të cilit, Xhemail Mustfa, ishte vrarë më 23 nëntor të vitit 2000, shkruan Gazeta Politika.

Duke folur në ATV, Haliti fillimisht thotë se beson që Mustafa e di se kush ia ka varë babain. Pas disa sekondave, gati në shpejtësi drite, Haliti ndryshon mendimin, duke theksuar se “ose nuk e di”.

“Unë i kuptoj. P.sh. aty ka deputet si ai Besian Mustafa, që ia kanë vra babën, ai pak a shumë besoj e di kush ia ka vra babën, po them, sepse kanë qarkullu lloj-lloj të dhënash, ose nuk e di” – tha Haliti, transmeton Gazeta Politika.

Për të dëgjuar të plotë këtë deklarim, klikoni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.