Hamza: Nëse kalohet projektligji për Gjykatën Speciale, jemi të hapur të diskutojmë temat e tjera

Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politik, pak para nisjes së seancës së Kuvendit, ku në rend të ditës është deklarata rreth Gjykatës Speciale.

Hamza ka vlerësuar se kalimi i projektligjit rreth Gjykatës Speciale është “top prioritet”.

“Jemi duke punuar, është domosdoshmëri për PDK-në, por edhe për Kosovën. Për historinë dhe të ardhmen e Kosovës, është top prioritet kalimi i këtij projektligji. Ne nuk po kërkojmë që të ndalet drejtësia, ne jemi kundër padrejtësisë. Nuk besoj që ka asnjë arsye që partitë e tjera të mos e mbështesin.

Situata politike dhe kalimi i këtij projektligji, por edhe tema të tjera, përfshirë temën e presidentit. Për PDK-në, ligji është pika e parë.

Nuk kemi folur për emrat, mirëpo nëse kalohet ligji, jemi të hapur për të diskutuar tema të tjera”, ka thënë Hamza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.