Von der Leyen të enjten në Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të zhvillojë këtë javë vizitë në Ballkanin Perëndimor.

Sipas agjendës së publikuar në faqen e Komisionit Evropian, në Kosovë, Von der Leyen do të qëndrojë gjatë së enjtes së 1 tetorit, ku ndaras do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe me kryeministrin Albin Kurti. 

Në po të njëjtën ditë, Von der Leyen do të qëndrojë edhe në Podgoricë, kurse më 2 tetor në Shkup. 

Turneun e saj në rajon, Von der Layen do ta nisë të mërkurën më 30 shtator në Tiranë në takimet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë këtij turneu do ta evitojë Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Zyrtarisht është thënë se arsyeja për të shmangur vizitat në Beograd dhe Sarajevë është fushata zgjedhore në ato dy vende. Por, nga burimet e BE-së mësohet se edhe glorifikimi i kriminelit Ratko Mlladiq ka pasur ndikim në këtë vendim.

Gjatë këtij udhëtimi, presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, pritet të përsëritë mbështetjen e Komisionit Evropian për procesin e zgjerimit dhe për progresin e vendeve të rajonit në rrugën e tyre evropiane.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.