Hamza: Pres që në takimin e radhës me Kurtin të mbyllet çështja e projektligjit për Specialen

Bedri Hamza, kryetar i PDK’së, pas mbledhjes që ka mbajtur GP i kësaj partie, ka thënë se ata presin që ligji për Specialen të aprovohet në të gjitha nivelet, pastaj do të jenë të hapur për çështjen e presidentit.

Hamza, ka bërë të ditur se pas kësaj mbledhje do të takohet me Kurtin.

“Ju e keni parë, që në qeveri janë aprovuar disa dokumente, po unë pres që në takimin e radhës kjo çështje të mbyllet. E dini kërkesën tonë, për ne është prioritet ligji dhe e presim që fillimisht ta kemi votimin, të aprovohet ligji në të gjitha leximet dhe pastaj të hyjmë në procedurën për zgjedhjen e presidentit nëse veç dakordohemi” – tha Hamza.

‘’Qëndrimi i PDK është konsistent. Unë i falënderoj të gjithë deputetët e PDK për mbështetjen e plotë. Qëndrimi i jonë është që fillimisht me u aprovu ligji, dhe po e ritheksoj që mos me u keqkuptua me u aprovu ligji në të gjitha nivelet, në të dy leximet, gjitha komisionet, me u aprovu ligji, pastaj ne jemi të hapur që të diskutojmë për çështjen e presidentit. Dhe ne besojmë që ligji duhet me u aprovuar, vendi të ketë president, vendi të ketë stabilitet. Do të shkojmë në takim me Kurtin’’, ka deklaruar Hamza, transmeton Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.