Hapen vendvotimet

Nga ora 7 e mëngjesit janë hapur vendvotimet në qendrat zgjedhore në komunat e Kosovës.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 2.092.174 qytetarë.

banner

Një ditë para fillimit të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se janë zhvilluar të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit.

Përveç qendrave të rregullta të votimit, në secilën komunë do të ketë nga një qendër për votim me kusht.

Sipas KQZ-së, procesi zgjedhor do të zhvillohet në 949 qendra të votimit në 2550 vendvotime./Koha

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.