Haradinaj voton me nënën e tij në Gllogjan: Është ndjenjë e mirë të votosh aty ku ka votuar babai im

Kryetari i AAK-së e kreu obligimin qytetar së bashku me familjen dhe u bëri thirrje qytetarëve të dalin në votime.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka votuar sot në vendlindjen e tij, në Gllogjan të Deçanit.

Pas votimit, Haradinaj u shpreh se ka qenë një ndjenjë e veçantë të votojë në vendin ku dikur kishte votuar edhe babai i tij.

“E kreva obligimin tim qytetar, së bashku me nanën, Suzanën, Antigonën, një pjesë të familjes në Gllogjan, Anita e Gjini në Prishtinë. Kuvendet komunale, kryetarët, kanë shumë rëndësi. Vendosni, votoni. Për shkakun nuk po foli mo, qenka ndjenjë e mirë me votu në vendlindje, më ka votu baba, familja. Pata përjetim të mirë”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Back to top button