banner

Hargreaves reagon ashpër: Moscertifikimi i Listës Serbe dëmton marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë

Jonathan Hargreaves paralajmëron se pengimi i pjesëmarrjes së Listës Srpska dëmton reputacionin demokratik të Kosovës dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar ashpër pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi listën Srpska për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

banner

Ai tha se është “seriozisht i shqetësuar” për përpjekjet e disa akterëve politikë për të penguar pjesëmarrjen e Listës Srpska në proceset zgjedhore. Hargreaves paralajmëroi se veprime të tilla dëmtojnë reputacionin që Kosova e ka ndërtuar si një demokraci shumetnike dhe ndikojnë negativisht në raportet me partnerët ndërkombëtarë.

“Jam seriozisht i shqetësuar për përpjekjen e fundit të akterëve politikë për të penguar Listën Srpska të marrë pjesë në proceset zgjedhore. Veprime të tilla kërcënojnë të shkatërrojnë reputacionin e fituar me vështirësi të Kosovës si demokraci shumëetnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët e saj të ngushtë,” shkroi Hargreaves.

Ai shprehu pritjet që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ta vlerësojë sërish kërkesën e Listës Srpska në përputhje me ligjet dhe rregulloret e Kosovës.

Back to top button