Haxhiu për Kurtin: Ka mbetur pa ura komunikimi, sikur në ishull, jeton me veten, deri të mbytet

Gazetari thotë se kryeministri në detyrë ka humbur aftësinë për të bashkëpunuar dhe ka mbetur i izoluar politikisht.

Gazetari Baton Haxhiu ka komentuar në emisionin “Pressing”, në T7, dështimin e Albin Kurtit për ta formuar qeverinë e re pas zgjedhjeve. Ai tha se Kurti nuk e ka humbur ende pushtetin, sepse vazhdon ta ushtrojë atë, por sipas tij kryeministri në detyrë ka treguar se nuk është një politikan normal.

“Sot Kurti nuk e ka humbur pushtetin, sepse e ka ende në ushtrim. Sot Kurti tregoi se ka humbur aftësinë të jetë normal, një politikan normal që dinë me bashkëpunu. Që dinë me ndërtu konsensus”, deklaroi Haxhiu.

Ai shtoi se Kurti ka mbetur pa ura të komunikimit dhe është izoluar politikisht.

“Ai ka mbetur pa ura të komunikimit, si të jetojë në ishull. Kur jeton në ishull duhesh të jetosh me veten, nuk ka rrugë tjetër, veç të mbytësh. Ky sot e bëri aktin e mbytjes së karrierës së tij politike”, u shpreh Haxhiu.

Back to top button