
Ministri i Financave thekson se kryetari i PDK-së, ish-guvernatori i BQK-së, prezantoi të dhëna të pasakta për normat e interesit gjatë paraqitjes së tij në Debat Plus.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar ashpër kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, pas paraqitjes së tij në emisionin Debat Plus. Murati vlerësoi se, ndonëse emisioni mban emrin “Debat Plus”, vetëm debat nuk pati.
Sipas Muratit, Hamza gjatë gjithë kohës fliste i pasfiduar nga analistët dhe për temat ekonomike paraqiti vetëm hamendësime dhe supozime të pambështetura në fakte. I vetmi rast kur ai iu referua të dhënave ishte kur tentoi të shpjegonte normat e interesit me shembuj nga “rrëmojsa e dru”, por edhe aty informacioni ishte i pasaktë.
Hamza deklaroi se kur ka lënë detyrën si Guvernator i BQK-së në vitin 2017, norma mesatare e interesit ishte 6.2%, ndërsa sipas tij tani ka shkuar më lartë.
Murati tha se këto i kundërshtoi këto të dhëna me faktet zyrtare:
Norma mesatare e interesit për kreditë e reja në vitin 2017 ishte 6.83%, jo 6.2%. Për vitin 2025 (janar-tetor), norma mesatare e interesit është 6.28%, edhe përkundër rritjes së Euriborit gjatë kësaj periudhe.
Ministri Murati theksoi se një hulumtim i thjeshtë e demanton Hamzën dhe nënvizoi nevojën për prezantim të fakteve të sakta në debatet publike mbi ekonominë, duke kujtuar edhe rolin e tij të mëparshëm si guvernator.



