Hykmete Bajrami publikon videon, mbrëmë e paralajmëroi se Kurti do të shpërndajë para “për të blerë vota”

Kandidatja e LDK-së për deputete, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj pakos së fundit të Qeverisë për ndarjen e 100 eurove, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për tentim të blerjes së votave para zgjedhjeve të 7 qershorit.

Bajrami tha se një gjë të tillë e kishte paralajmëruar edhe një natë më parë.

banner

“Tash 100 euro/votë”, shkroi ajo.

Sipas saj, mjetet që po shpërndahen janë para të qytetarëve të mbledhura përmes inflacionit dhe jo ndihmë reale nga qeveria.

“Mos harroni, këto janë paratë e juaja që ua ka marrë përmes inflacionit”, deklaroi Bajrami.

Ajo kritikoi qeverinë për mungesë investimesh në sektorë kyç.

“Nuk i ka investu as në arsim, as në shëndetësi, as në infrastrukturë dhe as në ekonomi”, u shpreh ajo.

Në fund, Bajrami tha se kjo nuk është ndihmë sociale, por “skemë e korrupsionit publik”.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.