Ilir Deda kritikon qeverinë Kurti: Standard mediokër ballkanik

Analisti politik Ilir Deda ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke thënë se qeveritë e Albin Kurtit nuk kanë pasur aftësitë e nevojshme për qeverisje efektive.

Në emisionin “Adresa” në Kanal 10, Deda deklaroi se më herët e kishte cilësuar qeverinë Kurti si “mediokre”.

banner

“Unë para dy vjetëve kam thënë se Albin Kurti e ka qeverinë mediokre, standard mediokër ballkanik”, tha Deda.

Sipas tij, qeverisja kërkon aftësi të tjera që, sipas tij, kabinetet e Kurtit nuk i kanë pasur.

“Qeveria kërkon tjetër lloj aftësish, të cilat qeveritë e kryeministrit tanishëm nuk i kanë pasur”, deklaroi ai.

Deda tha se Kosova ka problem me mungesën e njerëzve më të mirë në pozita kyçe shtetërore.

“Kosova ka problem që njerëzit e pushtetshëm nuk i marrin njerëzit më të mirë me i vendos në pozitat që duhet. Për shkak të kësaj, ne kolektivisht vuajmë”, u shpreh ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.