Ilir Deda: Në Prishtinë, fitore si e Mamdanit do të ishte e Zlatko Vujetiç

Analisti përdor një skenar hipotetik për të ilustruar sfidat dhe kontekstin që një fitore transformuese do të kishte në kryeqytetin kosovar.

Analisti politik Ilir Deda ka reaguar ndaj krahasimeve të bëra mes fitoreve të Zohran Mamdanit në Nju Jork dhe situatës politike në Prishtinë, duke i cilësuar ato si sipërfaqësore.

Deda ka krijuar një skenar hipotetik ku Mamdani në Prishtinë do të quhej “Zlatko Vujetiç”. Sipas tij, familja e tij do të kishte migruar nga Kroacia në Kosovë pas luftës, dhe Vujetiç do të ishte asambleist që sfidon establishmentin politik me një program transformues për Prishtinën e jetueshme.

Skenari parashikon që kandidatura e tij do të përballonte tallje nga mediat dhe sulme nga partitë tradicionale dhe bizneset, duke përfshirë kritika mbi origjinën etnike dhe besimin fetar. Megjithatë, Vujetiç triumfon në zgjedhje me 50.4% të votave, duke marrë mbështetje edhe nga liderë fetarë të ndryshëm dhe duke sfiduar pritshmëritë e establishmentit.

Deda nënvizon se ky krahasim hipotetik tregon sfidat që shoqërojnë figurat politike progresive radikale dhe thekson se fitoret si ajo e Mamdanit nuk mund të kuptohen pa marrë parasysh kontekstin historik, social dhe kulturor.

Postimi i tij i plotë:

Po lexoj sot shumë tentim krahasime sipërfaqësore të balotazhit në Prishtinë me fitoren e mbrëmshme të Mamdamit në Nju Jork.

Në të gjitha rastet po iket nga një pjesë kyqe e krahasimit. Qe po mundohna pak me kontribu në kontekstualizim më të gjërë, e që nuk po përmendet.

Si kishte me u dukë një Zohran Mamdani në kontekst të Prishtinës?

  • Do të quhej Zlatko Vujetić.
  • Familja e tij ishte shpërngulur nga Pakraci i Kroacisë më 1993 fillimisht në Itali e pastaj në Kosovë.
  • Do të zhvendoseshin në Bernicë gjatë verës 1999 nga Prishtina.
  • Zlatko do të zgjidhej asambleist në Prishtinë nga partia X.
  • Do ta trondiste partinë me kandidaturën e vet për kryetar të Prishtinës.
  • Mediat, komentatorët politik dhe i gjithë establishmenti fillimisht do ta përqeshnin atë kandidaturë.
  • Ai ju ofroi Prishtinasve një program për Prishtinën e jetueshme – rifokusim të investimeve kapitale në gjelbrim, përgjysmim të trafikut ngulfatës, transformin 1 vjeçar me hapësira për fëmijë dhe të moshuar, duke përfshirë edhe rrëzimin e të gjitha ndërtesave jashta rregullave urbanisitke.
  • Në tubimin përfundimtar para zgjedhjeve në përkrahje të tij do të flisnin imami i Prishtinës, prifti katolik dhe ai ortodoks.
  • Bizneset, mediat dhe partitë do të mblidhnin shumë para kundër Vujetićit me sulme më të ndryshme – “Serbët nuk mund të sundojnë më”; “Ortodoks në krye të Prishtinës?”; “Ky do ta shkatërroj dhe varfëroj Prishtinën” etj.
  • Por në natën e zgjedhjeve, Vujetić triumfoi me 50.4%.
  • Kryeministri i Kosovës më herët kishte deklaruar se do ti ndalte grantin qeveriar dhe investimet e Qeverisë për Prishtinën në rast të fitores së Zlatkos.
  • Në fjalimin e fitores, Vujetić ju kundërpergjigj me “shihemi në çdo betejë”.
  • Mediat botërore do të shkruanin se si një i ri i krishterë me agjendë radikale transformuese kishte fituar zgjedhjet për të parin e Prishtinës.
Back to top button